Manchester United mbetet Manchester United, rikthim sensacional për shpëtimin e Mourinhos (Video)

Manchester United mbetet Manchester United, rikthim sensacional për shpëtimin e Mourinhos (Video)

Manchester United ka arritur ta bëjë rikthimin më sensacional këtë sezon, pasi gjendej në disavantash 0:2, ekipi i Mourinhos në pjesën e dytë riktheu gjithçka.

Dy golat e shpejt të Kendy dhe Muto befasuan të gjithë në Old Trafford, kurse Mourinho reagoi në minutën e 18′ duke bërë një zëvëndësim.

Pas shumë rasteve, duhej pritur minuta e 70′ që Juan Mata ta ekzekutonte në mënyrë prefekte gjuajtjen e lirë për ngushtimin e diferencës.

Pas gjashtë minutave, një kombinim mes Pogba dhe Martial, me këtë të fundit që arriti t’i barazonte shifrat.

Për ta kompletuar rikthimin sensacional u përkujdes lojtari më i kritikuar i United, Alexis Sanchez, i cili shënoi me kokë.

United ngjitet në vendin e 8 me 13 pikë, kurse Newcastle mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm dy pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: