Manchester United nuk lejon befasi, mposht Crystal Palace (Video)
Takimi filloi i balancuar për të dy skuadrat, me një luftë për kontrollim të mesfushës.
Goli i parë u shënua krejtsisht në minutën e fundit të pjësës së parë, ku shënoi francezi Paul Pogba pasi pranoi një asistim nga Zlatan Ibrahimovic.

Fraksioni i dytë ishte më i mirë për të dy skuadrat.
Crystal Palace filloi të sulmujë më shumë dhe e dëshironte golin më shumë se sa ekipi i Jose Mourinhos.
Golin e barazimit Palace e shënoi në minutën e 66′, pas një super aksioni të zhvilluar të cilin e përfundoi mesfushori, James McArthur për rezultatin 1 me 1.
Skuadra vendase tentoi të shënoi edhe golin e dytë, pasi që morri kontrollin e lojës për disa minuta.
Por, Manchester United nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë golin e fitores ku përsëri ishin protagonistët Pogba-Ibra, tashmë Pogba asistoi për suedezin i cili shënoi për rezultatin 1 me 2.

‘Djajët e kuq’ me këtë fitore arrijnë në koutën e 27 pikëve në pozitën e gjashtë ndërsa Crystal Palace zbret një pozitë më poshtë në të 16-të me 15 pikë. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=qRnl8TxGe7U&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=JbYM5Rv8ujE



