Manchester United synon transferimin e Jobe Bellingham

Manchester United synon transferimin e Jobe Bellingham

Pas një sezoni mbresëlënës te Sunderland, 20-vjeçari Job Bellingham bëri transferimin e madh te Borussia Dortmund në merkaton e verës.

Shpresat e tij ishin të ndiqte gjurmët e vëllait të tij Jude, i cili kishte shkëlqyer për ekipin “verdhë e zi”.

Megjithatë, realiteti doli të ishte ndryshe dhe aventura e tij në Bundesligë nuk shkoi siç pritej, veçanërisht për sa i përket kohës së lojës.

Pakënaqësia me situatën e shtyu madje edhe babanë e tij, Markun, ta shprehte publikisht zhgënjimin e tij.

Gjigantët anglezë po e monitorojnë situatën.

Në Angli, zhvillimet rreth Job Bellingham po monitorohen nga afër. Të martën, gazeta britanike Daily Mail zbuloi se Manchester United është seriozisht i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e talentuar.

Sipas informacionit, trajneri i ri i “Djajve të Kuq” Ruben Amorim e pëlqen shumë lojtarin dhe beson se ai do të përshtatej në mënyrë të përkryer me stilin e lojës që ai i imponon ekipit.

Shpërndaje në: