Manchester United do të ofrojë 100 milionë euro për yllin e Madridit (Foto)
Gareth Bale çdo ditë e më shumë është larg Real Madridit, pas paraqitjeve të tij të dobëta në fazën përgatitore
E ardhmja e Gareth Bale nuk është e sigurt në Real Madrid, pavarësisht dëshirës së lojtarit për të qëndruar.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourihno e pëlqen shumë futbollistin uellsian dhe tashmë ka kërkuar nga drejtuesit e klubit anglez që ta transferojnë në Old Trafford.
Sipas mediave angleze, ‘djajtë e kuq’ janë duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për Bale por jo në këtë afat kalimtar.
Qëllimi i tyre është që ta transferojnë Bale në vitin 2018. /Periskopi/




