Manchester United tentoi të transferonte tre lojtarë të Dortmundit para pensionimit të Fergusonit

Manchester United tentoi të transferonte tre lojtarë të Dortmundit para pensionimit të Fergusonit

Manchester United kishte tentuar që të transferonte, Matts Hummels, Marco Reus dhe Illkay Gundogan në vitin 2013

Alex Ferguson kishte paralajmëruar pensionimin në vitin 2013 nga United, ndërsa asistenti i tij në atë kohë Rene Meulensteen ka zbuluar se klubi ishte duke vëzhguar treshen e Dortmundit, Hummels, Reus, Gundogan, që të tre lojtarë ishin startues te klubi gjerman atë kohë, transmeton Periskopi.

“Ai (Ferguson) ishte gjithmonë një zog i hershëm, duke ardhur gjithmonë herët në Carrington,” ka thënë Meulensten.

“Ne shikuam disa lojtarë gjerman si Hummels, i cili tashmë është te Bayern Munich. Ne gjithashtu vëzhguam edhe Gundogan dhe Reus,”.

Tani, Hummles është pjesë e Bayernit, derisa Gundogan është tek rivalët e Cityt, te Man Utd dhe Reus akoma është pjesë e Dortmundit. /Periskopi/

Shpërndaje në: