Manchester Unitedi afër një super transferimi për 35 milionë funta (Foto)
Manchester Unitedi më në fund do të nënshkruaj me mbrojtësin e Benficas, Victor Lindelof për një shumë prej 35 milionë funtave, sipas raporteve në Portugali.
Gazeta Record ka pohuar se suedezi do të transferohet në Angli sepse skuadrat e Man United dhe Benficas janë pajtuar për transferin.

United do të paguajë mbi 30 milionë funta për Lindelof, si dhe rreth 5 milionë funta bonuse. /Periskopi/



