Mancini kandidati kryesor për trajner të Italisë
Kombëtarja italiane vazhdon të mbetet pa trajner.
Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, ka sjellë ndryshime të mëdha. Fillimisht u largua trajneri Giampiero Ventura, e pas tij edhe kryetari i Federatës së Futbollit, Carlo Tavecchio.
Tani që gjërat kanë nisur të normalizohen, drejtuesit e rinj të federatës janë vënë në kërkim të një trajneri.
Favorit për këtë post, mbetet Roberto Mancini që sipas Corriere dello Sport, preferohet para Antonio Contes, Carlo Ancelottit dhe Claudio Ranierit, transmeton KosovaPress.
Ish-trajneri i Interit që aktualisht është pjesë e Zenitit në Rusi ka shprehur dëshirën më parë që të marrë drejtimin e Italisë, por problem do të mbetet klubi rus i cili dëshiron ta mbajë Mancion në skuadër deri në përfundim të kontratës.
Bisedimet pritet të nisin në ditët në vazhdim ku edhe do të mësohet nëse Mancini do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i “Azzurrëve”.



