Mandela e donte yllin e futbollit për dhëndërr (Foto)

Mandela e donte yllin e futbollit për dhëndërr (Foto)

Ish mesfushori i Tottenhamit dhe Milanit ka treguar se Mandela i kishte bërë ofertë për ta martuar vajzën e tij.

“Unë gjithomë kam dashur të takojë tre persona, ata janë Nelson Mandela, Miachel Jackson dhe Mohamed Ali, tha Boateng për The Guardian.

“Unë e kam takuar vetëm njëherë, dhe është e vështirë për të përshkruar emocionet që kisha. Ishte kënaqësi e madhe”.

kevin-prince-boateng-ac-milan-san-siro_3756387

Boateng sa ishte futbollist i Milanit

 

“Mandela ishte në burg për 27 vite vetëm pse ai kërkonte të drejtat e tij”, transmeton Periskopi.com.

Boateng ishte ylli kryesor i kombëtares Ganeze në kampionatin botëror të mbajtur në Afrikën Jugore në vitin 2010.

“Pas një ndeshje, u takova me të dhe u përshëndetum dhe më tha se vajza e ime dëshiron të martohet me ty por unë i thash që tashmë jam i martuar”.

“Ai në shaka më tha se vajza ime është më e bukura, të gjithë filluam të qeshim, por më e keqja e asaj nate ishte që nuk munda të bëja foto më të, pasi drita e aparatit i dëmtonte sytë e tij”, përfundoi Boateng.

Boateng tashmë është anëtar i skuadrës spanjolle Las Palmas. /Periskopi/

Shpërndaje në: