Manjola Nallbani ngre në këmbë publikun në ‘Javën Ballkanike’ (Video)
Artistja shumëdimensionale, Manjola Nallbani u përzgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Javën e Kulturës Ballkanike’ që u mbajt në Selanik.
Këngëtarja ka performuar ‘live’ këngët më të bukura shqiptare. Ajo është shoqëruar gjithashtu nga një grup instrumentistësh. Në një video të postuar nga këngëtarja në rrjetet sociale, Manjola duket se e ka ngritur në këmbë publikun. Të gjithë njëzëri kanë kënduar këngën e bukur shqiptare ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’ dhe kjo duket që e ka emocionuar pa masë këngëtaren.
“Emocion shumë i bukur, i të kënduarit bashkë me publikun, në ” Natën Shqiptare” – në JavËn e Kulturës Ballkanike – Selanik – Greqi. Mbas 90 min të koncertit tim live, amfiteatri këndon – Po ku ka si ti, o Shqipëria ime”, shkruan Manjola përkrah videos.
https://www.instagram.com/p/BJ-_8ckDFsK/



