Manny Pacquiao zbulon një detaj të madh për ndeshjen kundër Conor McGregor
Manny Pacquiao zbuloi një detajë që ka të bëjë me ndeshjen e tij kundër Conor McGregor, vitin e ardhshëm.
38 vjeçari humbi titullin e më të mirit për pesha të lehta në kategorinë WBO, pasi që u mposhtë nga Jeff Horni. Ritakimi u mendua të jetë në nëntor por Pacquiao u detyrua që të tërhiqet për shkak të detyrës së tij në shtet, si senator i shtetit të Filipinëve, transmeton Periskopi.
Dhe tash del se Pacquiao ka synim që të ndeshët në “luftën për para të majme” kundër McGregorit, ky i fundit bëri debutimin në boks në gusht të ketij viti, ku humbi nga Floyd Mayweatheri.
Filipinasi ka postuar një fotografi të Conor McGregor, ai uron irlandezin që të jetë “fit” dhe me një “hashtag” si #realboxinmatch (lufta e vertetë e boxit) #2018, ai paralajmëron në një ballafaqim mes këtyre të dyve në vitin e ardhshëm.
https://www.instagram.com/p/Bb1sMeOHa1Z/?taken-by=mannypacquiao
Por, trajneri i Pacquaio ka këshilluar filipinasin që të penzionohet nga boksi. “Unë mendoj se tani është koha më e mirë për të që të penzionohet, të jesh Senator dhe boskier profesionist në të njejtën kohë është shumë vështirë” tha Freddie Roach.
“Ai dëshiron edhe disa ndeshje të tjera. Ai po bën një punë të mirë si senator, por jo edhe si boksier” shtoi më tutje Roach. /Periskopi



