Maqedonia thërret dy shqiptarë për duelin ndaj Spanjës
Përfaqësuesja e Maqedonisë në fillim të muajit të ardhshëm do të kthehet në fushë me dy përballje, teksa në të do të jenë dhe dy futbollistë shqiptar.
Trajneri, Igor Angellovski ka dërguar ftesë për Ferhan Hasanin dhe Besart Ibraimin, të cilët do të jenë të gatshëm për këto duele.
Maqedonia më 5 qershor në Shkup përballet me Turqinë në një ndeshje miqësore, ndërsa më 11 qershor në Shkup do të luajë ndeshjen ndaj Spanjës të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Grumbullimi i ekipit përfaqësues maqedonas do të bëhet më 30 maj, ndërsa lojtarët do të jenë të lirë të kthehen në klub pas ndeshjes me Spanjën, më 12 qershor.



