Maradona me deklaratën më habitëse të mbrëmjes së Topit të Artë
FIFA mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, pasi çmimin kryesor e fitoi Cristiano Ronaldo, si lojtari më i mirë në botë.
Këtë çmim portugezit ia ndau legjenda Diego Armando Maradona, i cili e pranoi se do të dëshironte që këtë çmim t’ia ndante Leo Messit.
“Më dhemb në shpirt që mu desh të ia jap çmimin Ronaldos e jo Messit”, tha legjenda argjentinase për TyCsports.



