Maradona i hedh në gjyq dy vajzat e tij

Maradona i hedh në gjyq dy vajzat e tij

Diego Armando Maradona konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

Por, duket se ish-futbollisti argjentinas ka probleme në jetën private me me të bijat dhe ish-bashkëshorten.

Dalma, Maradona dhe Giannina

Maradona thuhet se ka hedhur në gjyq dy vajzat e tij për 1.45 milion funte.

“El pibe de oro” e ka udhëzuar avokatin të marrë masa ligjore kundër Dalmas, 30 vjeç dhe Gianinnas, 28 vjeç.

Ai pretendon se vajzat vodhën para prej tij dhe i transferuan në një bankë në Uruguai. Gjithashtu akuzon nënën e tyre, ish-gruan Claudia, si bashkëpuntore.

Claudia, Dalma, Maradona dhe Gianinna

Shpërndaje në: