Maradona lavdëron lojtarin e Napolit
Senegalezi i mbajti në garë Napolin për titull pas golit të tij me kokë në minutat e fundit
Legjenda e futbollit Diego Maradona e ka lavcëruar me fjalë të mëdha, Kalidou Koulibaly për golin e tij kundër Juventusit në minutat e fundit.
Mbrojtësi 26 vjeç shënoi një gol me kokë në minutën e 90 kundër liderëve të Serie A, duke bërë që gara për titull të rihapet në Itali.
Kështu ish legjenda e Argjentinës, i cili shënoi 115 gola me Napolin në 259 paraqitje në Stadio San Paulo është shumë i kënaqur me golin e mbrojtësit pasi që ai mund t’ja siguroi Skudeton napolitanëve për herë të parë që pas vitit 1990.
“Në zemrat tonë ne kemi një ëndërr, faleminderit Koulibaly”, ka shkruar Maradona në Instagram.



