Maradona: Messi s’kishte faj që humbi penaltinë
Diego Maradona ka thënë se huqja e penaltisë nga Lionel Messi nuk ishte arsye që Argjentina dështoi të shënonte fitore kundër Islandës të shtunën.
“Nuk i fajësoj lojtarët”, ka thënë Maradonna për televizionin venezuelas, Telesur.
“Mund ta fajësoj lojën në përgjithësi, por nuk mund t’i fajësoj lojtarët në veçanti, sidomos jo Messi, i cili dha gjithçka që kishte”, tha ai, transmeton Periskopi.
“Unë kam dështuar të shënoj pesë penalty dhe jam ende Diego Armando Maradona. Nuk besoj se Argjentina dështoi të marrë dy pikë shkaku i Lionel Messi”, ka thënë Maradona./Periskopi/



