Maradona ndalet nga policia, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një gruaje
Ish-futbollisti i njohur gjendet në kryeqytetin spanjoll për të parë ndeshjen e sotme ndërmjet Real Madridit dhe Napolit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Mediat spanjolle shkruajnë se arsyeja e ndalimit të Maradonës nga policia spanjolle është dyshimi se ai ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet në vijim rreth kësaj çështjeje. /Periskopi.com



