Maradona: Do të doja të isha në vend të këtij lojtari
Ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës e admiron bashkëpatriotin e tij për rikthimin me triumf te Boca Juniors pas shumë vitesh plot suksese në Evropë. Ish-kampioni i botës me përfaqësuesen bardhekaltër përmendi si shembull edhe ish-sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez.
“Riquelme kishte shumë fat që arriti të kthehej me të gjitha forcat për t’i dhënë Boca-s atë që i dha. Edhe Tevezin e mbaj në zemër, sepse u rikthye pas periudhës së tij te Juventusi, edhe pse kishte oferta nga Atletico Madrid dhe Bayern.
Ai zgjodhi Boca-n. Për këtë Carlitos është numri një në shpirtin dhe zemrën e këtij klubi. Ajo që bëri Riquelme ishte madhështore dhe do të më pëlqente të isha si ai” , u shpreh Maradona.



