Maradona zgjedhet ambasador i FIFA-s

Maradona zgjedhet ambasador i FIFA-s

Argjentinasi ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të ish-presidentit Sepp Blatter, i cili u largua nga detyra pas skandalit të korrupsionit që tronditi FIFA-n në vitin 2015 dhe tashmë është përjashtuar nga çdo detyrë që e lidh me futbollin, transmeton kp.

56-vjeçari, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për misionin e tij të ri.
“Tashmë është zyrtare. Më në fund mund të realizoj një prej ëndrrave të jetës, të punoj për një FIFA të pastër dhe transparente, përkrah njerëzve që realisht e duan futbollin. I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë sfidë të re”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: