Maradonna këshillon Messin: Mos parashiko për Botërorin, ti vetëm vazhdo e luaj
Diego Maradona mendon se Lionel Messi nuk duhet të dëshmojë asgjë për Argjentinën, teksa superstari i Barcelonës po përgatitet për atë që mund të jetë Kampioni Botëror i tij i fundit.
Argjentina arriti në finale në Brazil, katër vjet më parë, por u mposht ngushtë nga Gjermania, me golin e Mario Gotze në kohën shtesë.
Maradona e frymëzoi Argjentinën për të pasur lavdi për herë të fundit, kur fitoi Kupën e Botës, në “Meksikë 1986”.
Por Messi nuk ka mundur të regjistrojë një triumf të krahasueshëm, duke parë se humbi tri herë në finale të mëdha, përpara se përkohësisht të tërhiqej nga detyra ndërkombëtare, pas humbjes së “Copa America Centenario” në Kili, në vitin 2016.
Vlerësimi i Messit është se Argjentina nuk është një nga favoritet kryesore për titullin në “Rusi 2018”, por, nëse Maradona nuk po e mbështet “Albiceleste”, kjo është për një arsye tjetër.
“Unë do ta këshilloja Messin që të vazhdojë të luajë, për të shijuar lojën tha Maradona për “Omnisport”, shkruan Telesport.
Ai duhet t’i harrojë kritikët, nëse mund ta fitojë Kupën e Botës apo jo.
Nuk duhet të demonstrojë asgjë. Ai duhet të gëzojë lojën në fushë.
Njoh shumë nga lojtarët e kombëtares dhe e di që do të japin gjithçka.
Mendoj se kanë një mundësi të mirë për të fituar, por unë nuk e zgjedh Argjentinën si favorite, sepse ai që është i preferuar kurrë nuk fiton në Botëror”.



