Marca: Formacioni më i dobët deri me tani në La Liga, me katër lojtarë të Realit (Foto)
Gazeta madriliene ‘Marca’ ka publikuar formacionin më të dobët të gjysmës së parë të sezonit të La Ligës spanjolle.
Në formacionin më të dobët bëjnë pjesë katër lojtarë të Real Madridit, dy lojtarë të Las Palmas dhe nga një lojtarë prej skuadrave: Barcelona, Alaves, Villarreal, Valencia dhe Atletico Madrid, transmeton Periskopi.
Ronaldo kaloi një sezon të dobët deri me tani ku shënoi vetëm katër herë. Ylli tjetër i Realit po ashtu pati një sezon të dobët, Benzema shënoi vetëm dy herë. Lojtarët e tjerë të Real Madridit janë edhe mbrojtësit anësor Marcelo dhe Achraf.
Lojtari i vetëm i Barcelonës është Gerrard Deulofeu. Ndërsa shihet se edhe aty bënë pjesë edhe djali i Zidanes që luan në Deportivo Alaves, Enzo Zidane. /Periskopi




