Marca: Xabi fitoi kohë, por Real Madridi nuk duket mirë

Marca: Xabi fitoi kohë, por Real Madridi nuk duket mirë

Fitoret kundër Alaves në La Liga dhe kundër Talavera mbrëmë në Kupën e Mbretit i dhanë kohë, por ato nuk i garantojnë Xabi Alonsos të ardhmen në stolin e Real Madridit, shkruan “Marca”.

Besimi tek Alonso mbetet i dobët dhe dyshimet brenda klubit vazhdojnë, jo aq shumë për shkak të rezultateve specifike, por për shkak të një realiteti shumë më shqetësues: performanca e ekipit nuk po përmirësohet dhe ndjenja është se projekti sportiv nuk po çon askund.

E shtuna sjell një tjetër provë kundër Sevillas, pas së cilës do të fillojë një periudhë e re reflektimi brenda menaxhmentit.

E ardhmja nuk duket premtuese për Xabi Alonson, përveç nëse ka një kthesë të menjëhershme dhe vendimtare.

Nëse ata arrijnë ta kalojnë testin e Seviljes, Superkupa e Spanjës duket të jetë testi më i rëndësishëm. Kundër Atletico Madridit dhe Barcelonës, vetëm një fitore duket se do t’u japë atyre shtytjen e fundit që u nevojitet për pjesën tjetër të sezonit.

Shpërndaje në: