Marco Verrati ka një lajm të madh për Juventusin
Marco Verrati ka qenë i pranishëm në një inagurim të agjentit të tij, Donato Di Campli, teksa ka folur për mediat e pranishme dhe për mundësinë e një rikthimi të mundshëm në Itali.
“Nuk e di kur, por do më pëlqente që të rikthehesha në Itali, sigurisht në skuadra të mëdha ose në Spanjë, por tani jam i lidhur me PSG-në dhe jam i lumtur me rolin në ekipin tim”.
Mesfushori italian më pas foli dhe për Juventusin, ndoshta skuadra e vetme që mund ta bind të rithehet në Itali.
“Nëse ka një ekip, që është i bezdisshëm për Real Madridin në Champions, ky është Juventusi. Juventusi ka lojtarë si Dybala dhe Higuain, të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen si në një shëtitje. 4-2-3-1 i Allegrit? Më pëlqen mënyra se si luan Juventusi, vendosja në të cilën Max është duke këmbëngulur, por unë jam një lojtar i PSG-së. Më lejoni të them se të paktën unë flas si një spektator”. ka thënë Verrati.



