Marco Verrati pranon kushtet personale me klubin e madh evropian
Sipas raporteve të fundit, Marco Verrati ka pranuar kushtet personale me klubin e Barcelonës, por PSG po refuzon ta shes mesfushorin.
Verrati ka qenë i lidhur edhe me një transferim tek gjigantët anglez si Chelsea, Manchester United dhe Arsenali, transmeton Periskopi.
Barcelona besohet se janë zgjedhja numër një e italianit dhe Calciomercato raporton se futbollisti dhe klubi kanë arritur marrëveshje.
Italiani ka vlerë për rreth 88 milionë funta dhe është një nga mesfushorët më të kërkuar në futboll. /Periskopi



