Marevci takohet me princin e Emirateve: Projekte të reja po vijnë për Ferizajn
Kandidati për Asamblenë Komunale të Ferizajt, Selim Marevci është takuar me princin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Ali El Mualla.
Marevci ka thënë se projekte të reja po vijnë për qytetin e Ferizajt.
“Momente relaksuese e miqësore pas vizitës së Princit të Emirateve të Bashkuara Arabe , Shejh Ali El Mualla , me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, ku Ferizaj shkëlqeu me miqësi e bashkëpunim”, ka thënë Marevci.
“Projekte të reja po vijnë për qytetin tonë . Ferizaj, gjithmonë pjesë e agjendës ndërkombëtare”, ka thënë ai.



