Maria Garcia, “sekreti” i golave të Felipe Caicedos

Maria Garcia, “sekreti” i golave të Felipe Caicedos

Me paraqitjet e tij Felipe Caicedo ka rikthyer entuziasmin te Lazio që ka gjetur sërish rrugën e fitoreve, pavarësisht humbjes në derbi. Por cili është sekreti i shpërthimit të sulmuesit ekuadorian. Me siguri bashkëshortja e tij, e mrekullueshmja Maria Garcia.

Me ish-modelen spanjolle Caicedo është njohur në 2010-ën rastësisht në një restorant në Valencia, periudhë në të cilën ekuadoriani luante për Levanten. Që prej asaj kohe ata nuk janë ndarë më dhe në 2015-ën konkretizuan lidhjen e tyre në martesë.

Sulmuesi i Lazios dhe ish-modelja spanjolle e cila tashmë punon si agjente sërish në fushën e modës,  kanë një vajzë sëbashku, vogëlushen 2-vjeçare, përcjell Periskopi.

Noa, 27-vjeçarja iberike zotëron një fizik të jashtëzakonshëm, trup super-seksi dhe linja perfekte që të bëjnë të mendosh se arsyeja e vërtetë e shpërthimit të Caicedos në këtë sezon me Lazion është bukuroshja Maria Garcia e cila në profilin e saj në Instagram ndiqet nga 680 mijë fansa pasi me pak fjalë është një “bombë” e vërtetë seksi./Periskopi/

Shpërndaje në: