Maria Sharapova urim të veçantë për miken (Foto)
Teniserja ruse Maria Sharapova, me fjalët më të mira ka uruar miken e saj notuesen Ariana Kukors. Për tenisten ruse, mikja e saj Ariana është dukur nusja më e kompletuar, shkruan Periskopi.
“Më e qeta, nusja më e kompletuar që kam takuar. Ti je një ? @arianakukors! Vetëm të kujtosh që duhet të zgjedhësh fustanin me disa lloje këpucësh, ku dukesh ndryshe sepse këpucët është dashur të zgjedhen muaj më parë. Por kjo është rregull dhe nuk duhet kërkuar falje. Urime mikja ime, a mund të hamë tortën tash? #torta”, ka shkruar Sharapova në Instagram.
Kanë pasuar komente të ndryshme pas urimit të tenistes ruse për miken e saj, teksa kanë marr komplimente për dukjen. /Periskopi




