Mariah Carey anulon koncertet për Krishtlindje, ja arsyeja
Mariah Carey është një ndër këngëtaret më të suksesshme në mbarë botës. Ajo njihet si këngëtarja e festave të fundvitit, sidomos të Krishtlindjes. Nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram , këngëtarja ka ndarë më fansat një lajm të keq për ta. Ajo ka njoftuar për anulimin e koncerteve të saj në Nju Jork.
Por, për të gjithë fansat këngëtarja ka një lajm të keq që ia kanë konfirmuar mjekët. Carey ka anuluar tre koncertet e turit të njohur “All i Want for Christmas”.
Bukuroshja 47-vjeçare njoftoi për datat e riprogramuara të koncerteve të saj. E gjitha kjo erdhi pasi mjekët e ndaluan atë për shkak të një infeskioni në frymëmarrje me të cilën këngëtarja u diagnostikua.



