Marigona Sun – Epokë e Re e Elegancës Arkitekturore në Kosovë
Inovacion dhe Luks në Harmoni me Natyrën
Marigona Sun përfaqëson një iniciativë ambicioze të zhvillimit urban në Kosovë, që po ripërcakton mënyrën e jetesës moderne në kryeqytet.
Ky projekt është një dëshmi e qartë e inovacionit, luksit dhe përkushtimit për të vendosur standarde të reja në arkitekturë dhe urbanizëm bashkëkohor.
Ngrihet si shembull i planifikimit të mirëfilltë, ku harmonizimi mes dizajnit modern dhe natyrës përreth është i pranishëm në çdo detaj.
Shtëpitë mahnitëse të këtij kompleksi po ndërtohen me përkushtim si objekte skulpturore të gdhendura në terrenin kompleks dhe peizazhin natyror.
Dorëzimi i pronave të para për banorët e ardhshëm do të nisë në vitin 2027, duke shënuar fillimin e një etape të re të jetesës elegante dhe luksoze në Prishtinë.
Arkitekturë Moderne dhe Jetë e Sigurtë
Marigona Sun është projektuar si një lagje rezidenciale e tipit të mbyllur, me 157 shtëpi të ndara në 7 tipologji të ndryshme. Siguria dhe privatësia janë elementet thelbësore të dizajnimit të konceptit – me sisteme sigurie të avancuara dhe pika kontrolli në çdo hyrje dhe dalje të lagjes.
Shtëpitë variojnë në sipërfaqe nga 318 m² deri në 870 m² dhe ofrojnë formësim dhe përjetim unik. Me stil minimalist dhe dizajn ultra-modern, secila prej tyre karakterizohet nga dritë natyrale e bollshme, hapësira të gjëra për qëndrim ditor me kuzhinë të integruar, galeri që ndërlidhin të gjitha nivelet e shtëpive, dhoma gjumi me banjo të veçanta, hapësira relaksuese për zyrë, spa ose rekreacion, si dhe tarraca e kopshte me mundësi për pishina private.
Lokacion Strategjik dhe Pamje Panoramike
E pozicionuar në mes të kodrave piktoreske të Prishtinës, në lartësinë mbidetare prej 801 metrash – pika më e lartë e ndërtimit në kryeqytet – ky kompleks rezidencial ndodhet vetëm 1 kilometër larg nga Marigona Hill, për të ofruar nivelin më të lartë të sofistikimit dhe elegancës.
Banorët e ardhshëm, poashtu do të përfitojnë nga ajri i pastër që vjen nga Parku i Gërmisë dhe liqeni i Badovcit, si dhe pamjet panoramike të kryeqytetit dhe bjeshkëve përreth.
Një Oaz Qetësie me Shërbime Ekskluzive
Konceptuar për një komunitet të qetë dhe të sofistikuar, Marigona Sun do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh të dedikuara ekskluzivisht për banorët e saj, duke përfshirë:
Pishinë dhe spa moderne
Fushë sportive multifunksionale
Qendër fitnesi bashkëkohore
Pikë shërbimi në hyrje të lagjes për lehtësi dhe funksionalitet të përditshëm
Për më shumë informacion mbi projektin ose për të caktuar një takim të personalizuar, ju ftojmë të na kontaktoni në 048 226 111 ose të vizitoni showroom-in tonë në Marigona Hill.
Marigona Sun – Jetë në elegancë të përhershme!



