Mario Gotze shijon pushimet në Majorka me të dashurën superseksi (Foto)
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Mario Gotze po pushon me të dashurën, Ann-Kathrin Brommel në brigjet e Majorkës.
Gotze po shfrytëzon pushimin e futbollit për klube, për të pushuar në një nga vendet më të bukura të Evropës, transmeton Periskopi.
Gjermani nuk ka qenë i ftuar te Kombëtarja gjermane për ndeshjet kualifikuese, por dalëngadalë po gjen formën e tij me klubin e Dortmund.
Gotze është fitues i Kampionatit botëror me Gjermaninë në vitin 2014. /Periskopi












