Marko Gjuriq bën pak drama në Këshillin e Sigurimit: Serbët po diskriminohen e sulmohen
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë pak drama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Ai ka pretenduar, pa përmendur asnjë fakt, se serbët po diskriminohen e sulmohen.
“Të drejtat e serbëve gryhen çdo ditë, hap pas hapi, vendim pas vendimi. Padrejtësia kudo, është kërcënim ndaj drejtësisë gjithkund. Ajo që diskutojmë nuk është temë rajonale, por prek të drejtat e njeriut. Bashkësia ndërkombëtare ka investuar me dekada në ndërtimin e mekanizmave për mbrojtjen e komuniteteve, dhe sundimin e ligjit. Tejkalimi i këtyre rrethanave, ka precedent të rrezikshëm. Serbët në Kosovë etiketohen si të tjerët, identiteti i tyre përdoret si bazë për kufizimin e lirisë së lëvizjes, dhe shënjestrimin e tyre. Arrestimet arbitrare e sulmet nuk janë të izoluara, ato përbëjnë diçka sistematike që nuk mund, nuk duhet ta injorojmë”, tha ai.



