Marotta konfirmon të ardhmen e Icardit

Marotta konfirmon të ardhmen e Icardit

Drejtori sportiv i Inter, Giuseppe Marotta këmbënguli që klubi nuk duhet të ketë “asnjë dyshim” që Mauro Icardi do të nënshkruajë një kontratë të re, ndërsa ai tha se mbrojtësi Diego Godin dëshiron të bashkohet me ‘Zikaltërit’.

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2021, kapiteni dhe sulmuesi i Inter ka qenë të lidhur me një largim nga Giueseppe Meazza, raporton Periskopi.

Agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara tha se argjentinasi do të rinovojë, duke pohuar se më parë 25-vjeçari nuk ishte afër ta rinovonte kontratën, mes interesit të raportuar nga Real Madridi dhe Manchester United.

Related image

”Ne nuk kemi asnjë dyshim se Mauro Icardi do të mbetet këtu, pasi jemi të lumtur me të dhe anasjelltas”, tha Marotta për DAZN-in. ”E vetmja çështje e mbetur është kur duhet t’i shkruajmë letrat për kontratat”.

Marotta gjithashtu tregoi se mbrojtësi i Atleticos, Diego Godin dëshiron transferimin te Inter.

Mirëpo, ka mbetur vetëm që të diskutohet me drejtuesit e Atleticos për të rënë dakord rreth kësaj lëvizje. /Periskopi

Shpërndaje në: