Marrëdhënia e Amit me Ermalin s’është fare si duket, ata mezi…
Të gjithë mendojnë se ata janë tërë kohës bashkë por në fakt, Ami dhe Ermali merren vesh në telefon.
E ftuar tek “Jo vetëm modë”, Amarda Toska tregoi se të gjithë kujtojnë se po ia the njërit, e ka marrë vesh edhe tjetri, kurse e vërteta është se ndonjëherë, aq pak kohë kanë për t’u takuar sa s’arrijnë të komunikojnë.
“Njerëzit habiten”, tha Ami, “Më pyesin: “Hë, i the Ermalit?”, dhe kur u them se s’i kam thënë, sepse s’më ka rënë koha ta takoj, habiten. Aq pak kohë kemi, sa ndonjëherë merremi vesh vetëm me telefon.”
Ami shpjegoi se kjo ndodh ngaqë, ndonëse biznesin e kanë bashkë, Ermalit i duhet të kalojë më shumë kohë larg, për shkak të angazhimit me “Xing”.
Nga ana tjetër Joeli, djali i tyre i vetëm, arrin t’i bëjë bashkë në atë pak kohë që kanë të lirë. Ami u shpreh se tani, koha e lirë e tyre është Joeli; ia përkushtojnë të gjithën atij. /albeu.com/



