Marseille kërkon yllin e Arsenalit
Trajneri i ri i francezëve, Rudi Garcia dëshiron të shtojë eksperiencën në skuadrën e tij dhe është duke menduar të bëjë ofertë për Debuchy.
Debuchy u transferua në Arsenal nga Neëcastle në vitin 2015.
Ish mbrojtësi i Lille dhe Neëcastle që nga transferimi i tij në futbollin anglez është duke pasur probleme me lëndime të shumta, ai filloi mirë karrierën tek Arsenal deri sa e lëndoi krahun ku pastaj e humbi vendin në ekipin bazë nga spanjolli Bellerin.

Mathieu Debuchy, Arsenal
Debuchy u paraqit javën e kaluar në Premier Ligë për Arsenalin pas një kohë të gjatë por prapë ishte i pa fat pasi u lëndua në minutën e 15. /Periskopi/



