Marselo nuk ka ndërmend të kthehet, shijon pushimet me të dashurën
Mbrojtësi i Realit të Madridit duket se nuk ka ndërmend të largohet nga pushimet. “Ylli” i Brazilit duket se e ka harruar atë performancë të Brazilit në kampionatin Botëror dhe tani është duke shijuar në maksimum pushimet e tij.
30-vjeçari ka gjetur si destinacion për pushimet e tij, pikërisht një vend në Brazil, më saktë në Rio de Zhaneiro. Lojtari i Realit të Madridit është fotografuar nga paparacët nën shoqërinë e të dashurës së tij.





