Marshi me motorra, “Liria ka Emër”: Çdo kilometër drejt Hagës, thirrje për drejtësi

Marshi me motorra, “Liria ka Emër”: Çdo kilometër drejt Hagës, thirrje për drejtësi

Organizatorët e platformës “Liria ka Emër”, kanë bërë të ditur se do të organizojnë një udhëtim me motoçikleta drejtë Hagës.

Ismajl Tasholli nga platforma “Liria ka emër” përmes një video-mesazhi në rrjetin social Facebook ka treguar se nisja e këtij marshi do të bëhet nga 15 tetori deri 19 tetor, raporton Periskopi.

Ai ka treguar se do të kalojnë përmes disa vendeve evropiane. Më 17 tetor do të jenë në Zyrih dhe për ta vazhduar më pas drejt Hagës.

“Platoforma Liria ka Emër më 15 tetor nis marshin me motorra nga Prishtina drejt Hagës. Ky udhëtim kalon nëpër shumë qyete të Evropës ku motorristët e vendeve që përshkojmë do t’i bashkohen karvanit duke e bërë rrugëtim gjithnjë e më të madh.Më 17 tetor marshuesit do të mbërrijnë në Cyrih të Zvicrës për të vazhduar më 18 tetor në mëngjes rrugën përfundimtare. Të dielën më 19 tetor karvani do të mbërrijë në Hagë”.

“Ky marsh nuk është vetëm një udhëtim me motorra por një zë i fuqishëm për lirinë një thirrje për drejtësinë dhe një kujtesë që sakrificat tona nuk harrohen. Çdo kilometër i përshkuar është dëshmi e vendosmërisë sonë dhe çdo ndalesë është mesazh se e vërteta udhëton me ne e përforcuar nga miqtë e Evropës deri në zemër të Hagës”, thuhet në video./Periskopi

Shpërndaje në: