“Martesat e të njëjtës gjini, ndryshimi i gjinisë çdo 10 vjet” – Ja kur pritet që Qeveria t’i sjellë për votim në Kuvend
Deputeti Eman Rrahmani ka njoftuar se, sipas tij, në Agjendën Legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2026 janë rikthyer për procedim tre projektligje që ishin kundërshtuar dhe nuk kishin kaluar në legjislaturën e kaluar: Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, Projektligji për Gjendjen Civile dhe Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.
” Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, ku parashihet martesa burrë me burrë dhe grua me grua, pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.10.2026.
Projektligji për Gjendjen Civile, ku parashihet ndryshimi i gjinisë çdo 10 vjet – pra 10 vjet bëhesh grua, 10 vjet bëhesh burrë dhe kështu me radhë – pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.06.2026.
Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, ku parashihet që gratë të lindin pa burra dhe këtyre fëmijëve t’u ndalohet të dinë kë e kanë baba, pritet të vijë në Kuvend për votim më 01.10.2026″.
Postimi i plotë:
Si deputetë, sot kemi pranuar Agjendën Legjislative nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Këto janë prioritetet e Qeverisë Kurti III për vitin 2026:
1. Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, ku parashihet martesa burrë me burrë dhe grua me grua, pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.10.2026.
2. Projektligji për Gjendjen Civile, ku parashihet ndryshimi i gjinisë çdo 10 vjet – pra 10 vjet bëhesh grua, 10 vjet bëhesh burrë dhe kështu me radhë – pritet të vijë në Kuvend për votim më 30.06.2026.
3. Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, ku parashihet që gratë të lindin pa burra dhe këtyre fëmijëve t’u ndalohet të dinë kë e kanë baba, pritet të vijë në Kuvend për votim më 01.10.2026.
Këto janë ligjet që ua kthyem mbrapsht në legjislaturën e kaluar.
Sot, po rikthehen sërish në agjendën legjislative të vitit 2026.
Pra, prioritet kryesor i Qeverisë Kurti III për vitin 2026 janë pikërisht ligjet që u kundërshtuan më parë dhe që nuk kaluan në Kuvend.



