Martohet djali i Adem Grabovcit (Foto)
Ngadhnjim Grabovci është djali i politikanit të njohur Adem Grabovcit, i cili sonte i dha fund beqarisë me Edonën.
Dasma e djalit të politikanit të njohur nga radhët e PDK-së, po mbahet në “Emerald”, shkruan Indeksonline.
Të pranishëm në këtë natë të vecantë të familjes Grabovci janë edhe fytyra të njohura të skenës politike si: Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hajredin Kuci etj.
Në mesin e shumë të ftuarëve, është parë edhe zëdhënsja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi Sefa e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
Indeksonline ka siguruar një video të shkurtër nga atmosfera e natës së sontme./Indeksonline/




