Martohet vajza që u shpëtua nga prezantuesi i famshëm: E doja dëshmitar në dasmë

Martohet vajza që u shpëtua nga prezantuesi i famshëm: E doja dëshmitar në dasmë

Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur  kishte nevojë urgjentisht për transplantim të palcës. Dhe heroi i saj do të bëhej ikona e televizionit italian Fabrizio Frizzi, i cili u ofrua si dhurues.

Kjo është historia e Valeria Favorito, e cila falë bujarisë arriti të mposhtë një formë të rëndë të leuçemisë e cila ishte gati ti merrte jetën.

18 vjet më vonë, Valeria nga altari drejton një lutje për shpëtimtarin  e saj, i cili u nda nga jeta në mars të këtij viti si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Ata ishin “vëllezër gjaku”, siç shprehej Fabrizio Frizzi dhe Valeria kishte shumë dëshirë ta kishte si dëshmitarin e saj të dasmës dhe ja kishte thënë.

“Nëse fuqia ime do të më lejojë, unë do të jem atje”, kishte qenë premtimi.

Por fati nuk deshi që Valeria në ditën e dasmës të kishte në krah shpëtimtarin e saj, por mendimet e saj ishin me të.

“Vëllai im i madh”, kështu e thërriste Valeria Fabrizio Frizzin kur zbuloi identitetin e donatorit të tij.

Dhe menjëherë ata u bënë miq. Takimi i tyre i fundit daton pak para vdekjes së prezantuesit marsin e kaluar.

“Unë shkova në Romë për t’ia dorëzuar personalisht ftesën e dasmës, dëshirova që ai të ishte dëshmitari im”, pati treguar ajo në funeralin e vdekjes Frizzit.

Shpërndaje në: