“Mashtrimet e Kurtit”: Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë

“Mashtrimet e Kurtit”: Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë

Anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës organizuan sot një aksion simbolik në qendër të Prishtinës, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj disa vendimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë aktivitetit, të rinjtë shpërndanë materiale që nxjerrin në pah mospërputhjet mes premtimeve të dikurshme të Kurtit dhe veprimeve të tij aktuale.

E veçanërisht, vendimi i fundit për Ligjin për të huajt dhe ai për regjistrimin e automjeteve.

Shpërndaje në: