Mashtrova burrin për t’u harbuar më 8 mars në klubet e Tiranës, rrëfehet fierakja
Ajo ka shkruar sërish në redaksinë tonë, ku ka dhënë detaje për mënyrën se si e festoi ditën e gruas në Tiranë. Ajo ka kaluar ditë të mahnitshme, ndërsa shton se ky argëtim i ka futur mendjen për t’u transferuar në Tiranë, pasi sipas saj në kryeqytet bëhet jeta. “Të rroftë që fiton lekë, kur s’ke kohë më i prish ato lekë”, thotë ndër të tjera gruaja nga Fieri. Më poshtë mesazhi i plotë dërguar në redaksinë e JOQ.al.
Përshëndetje.
Jam ajo vajza (grua me fëmijë) nga Fieri që ju shkruajta para ca ditësh që shkova në Tiranë për tu kënaqur për 8 mars. Kisha dëshirë ta ndaja me ju eksperiencën që kalova në Tiranë.
Tirana ishte një qytet i madh me shumë rini dhe djemtë të them të drejtën janë më të bukur se këto që kemi ne në Fier.
Vishen mirë dhe të mbajtur mirë. Shkova në një klub ditën e 8 Marsit me kushërirën (atë të sëmurën) lokali ishte shumë i zhurmshëm, plot e përplot me femra por kishte dhe meshkuj që na gjuanin ne të përvëluarat?
Spektakli ishte madhështor, ata meshkujt njëri më i bukur se tjetri, jam kënaqur shumë, aty takova një shok që e kam pas njohur në Lushnje ku ai punonte polic, por ishte i transferuar nga Tirana. Kena pirë sa s’di ç’të them, më vonë shkuam të tre te shtëpia tij dhe aty pushuam (lozëm domino deri në orën 5 ?) të nesërmen shkuam në Durrës dhe pimë një kafe dhe ndejtëm për drekë, ora m’u dukte sikur ecte më shpejt, në Tiranë ndejta 3 ditë dhe do jenë të paharrueshme, kur u ktheva në shtëpi burri më priti mirë, ishte bërë një baba shembullor në kohën që unë s’kam qenë, i kish mësuar fëmijës tonë 5 vjeç të shkruante emrin e vet?.
Unë e dua burrin, por nga njëherë kuptoj se një lidhje duhet të ketë atë adrenalinën e saj se është si shkëndija që ndez zjarrin. Tani sa hapa dyqanin tim dhe po filloj të pres klientët të vijnë të blejnë ndonjë copë ose ndonjë fustan të nxjerr lekët e prishura në Tiranë ?….
Megjithatë kam menduar t’i mbush mendjen burrit të transferohemi në Tiranë, aty ka jetë, se Fieri është qytet qepenash në orën 6/7 vetëm qepena mbyll shef, të rroftë që fiton lekë se s’ke kohë me i prish ato lekë … prapë anonim se me më kap burri ma boni gropën?



