Matoshi ia kthen Albulena Haxhiut: Vet po nxitë dhunë e linçim ndaj meje, pse nuk reagove për gjuhën e Prindonit e Luanit

Matoshi ia kthen Albulena Haxhiut: Vet po nxitë dhunë e linçim ndaj meje, pse nuk reagove për gjuhën e Prindonit e Luanit

Po vazhdon polemika në mes të publicistit, Halil Matoshi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Pasi ministrja bëri thirrej që të mos i jepet hapësire në debate televizive Halil Matoshit, ka reaguar përsëri publicisti.

Ai thotë se pushteti politik po organizon linç publik ndaj tij.

“Tash ngritet Ministrja e Drejtësisë dhe mâ bân gjyqin publik, simas ligjit të te fortit, e tue kërku që të më hiqet e drejta e opinionit dhe e drejta e shprehjes!”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i Matoshit:

I kërkova falje ministres – tash pushteti politik po organizon linç publik ndaj meje!

1.

Gjatë një debati tensionues në Kanal 10, tue folë për shkeljen evidente të Kushtetutes së Republikës nga Ministrja e Arsimit, Zonja Nagavci, kam përdor një term të papërshtatshëm, për çka edhe aty për aty i kam kërku falje publike, pa asnji hezitim!

2.

Vërtet ndihem keq si qytetar dhe opinionist dhe shpreh keqardhje, tue kërku falje, sërish, këtu dhe kurdo!

3.

Tash ngritet Ministrja e Drejtësisë dhe mâ bân gjyqin publik, simas ligjit të te fortit, e tue kërku që të më hiqet e drejta e opinionit dhe e drejta e shprehjes!?

Pra, pushteti politik organizon fushatë dhe po krijon klimë të nji linçi publik ndaj meje, për hakmarrje!?

P.S.

Reagimi i Ministres së drejtësisë (dhe disa zyrtare të pushtetit) âsht selektiv, sepse asnjâna nuk e çelën gojën kur shefi i kabinetit të Kryeministrit dhe Luan Dalipi dhe diplomati Prindon Sadriu i quejtun mediat dhe gazetarët “Organizata të lidhuna me krimin e organizuar”!?

Ministrja Haxhiu në fakt âsht thirrë hapun në dhunë ndaj meje (kufizim të te drejtës së opinionit dhe lirisë së shprehjës) sepse ajo e ka në duar aparatin e dhunës dhe jo unë.

Ndërsa ndërlidhja e fjales ‘budallacicë” me thirrje për dhunë ndaj grave dhe misogjini âsht e palogjikshme dhe nonsens.

Shpërndaje në: