Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars
Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thotë se ndodhi saktësisht ashtu siç e kishte parashikuar me 6 mars.
Matoshi thekson se Kushtetuesja vendosi baraspeshë të re mes pushteteve.
“Ndodhi saktësisht siç e kam parashiku që me 6 mars në debat publik. Gjykata Kushtetuese vendosi me një baraspeshë të re ndërmjet Nenit 82 dhe 86 dhe baraspeshë mes pushteteve, duke shpallë të pa efekt juridik Dekretin e Presidentes dhe rrëxuar pretendimin e Albin Kurtit për qëndrimin e deryrueshëm të deputetëve në sallë. Dekreti i Presidentes bjen për arsye se Kuvendi nuk i pati dy muaj nga knstituimi deri në zgjedhjen e Presidentit/es”, tha ai.
Ndër të tjera ai shton se afati prej 34 ditësh është mundësi e dytë për Kurtin, që t’i jap vendit institucione efektive dhe të mos e normalizoj një qeveri në detyre dhe një UD president.
“Po ashtu vërtetoi se vendi (në secilin rast tjetër) nëse nuk arrinë ta zgjedh Presidentin/en së paku një muaj para përfundimit të mandatit, Kuvendi shpërbëhet me automatizëm. 34 ditë afat është mundësi e dytë për Kurtin që t’i jep vendit institucione efektive dhe të mos e normalizojë nji qeveri në detyrë dhe nji UD president”, përfundoi ai për Blic.



