Matoshi: Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare është jokushtetues

Matoshi: Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare është jokushtetues

Analisti Halil Matoshi ka reaguar ashpër pas vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit të mësimit gjatë muajit të Ramazanit, shkruan Periskopi.

Në postimin e tij në Facebook, Matoshi e cilëson vendimin si cenim të parimit të shtetit laik dhe të rendit kushtetues.

“Asnjë institucion arsimor ose administrativ (pos entiteteve autonome, siç janë shkollat fetare) nuk ka të drejtë të vendosë për shkurtimin e orarit të mësimit, për shkak të Ramazanit.Âsht thjesht shkelje kushtetuese.”, shkruan Matoshi.

Sipas tij, Kosova është demokraci kushtetuese dhe neutraliteti i shtetit nuk mund të relativizohet për asnjë interes, përfshirë atë fetar.

Ai rikujtoi rezultatet e testit PISA, duke thënë se kriza reale në arsim lidhet me nivelin e ulët të leximit dhe të të kuptuarit kritik, e jo me orarin gjatë Ramazanit.

“Simas rezultateve të testit PISA, rreth 80% e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë nuk e kuptojnë dhe nuk dijnë me e interpretu atë që e lexojnë!? Kjo nuk e alarmoi drejtorinë e arsimit të Prishtinës.”, shkruan ai.

Matoshi i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që të rishqyrtojë vendimin, duke theksuar se “Nuk preket shkolla në shtetin laik për interesin fetar!”.

Postimi i plotë:

\

Latifi për vendimin e Komunë së Prishtinës: Një ditë si pa e kuptuar, shfaqet ajatollahu në krye të shtetit

 

Shpërndaje në: