Matterazi shkruan libër, sqaron përfundimisht se çka i tha Zidanes në finalen e vitit 2006
Në finalen e Kupës së Botës në vitin 2006, futbollisti më i mirë i Francës, Zinedine Zidane ishte përjashtuar me karton të kuq pasi kishte goditur me kokë në gjoks mbrojtësin e Italisë, Marco Materrazi.
Prej atëherë është folur se reagimi i Zidanes mund të ketë ardhur pasi italiani ia ka përmendur nënën e tij.
Por kjo nuk është e vërtetë. Materazzi ka shkruar një libër dhe një dhjetë vjetorin e kësaj ngjarjeje ka sqaruar se e kishte provokuar Zidanen duke i përmendur motrën.
“Nuk e kam merituar atë sjellje. Të dëgjosh shumë gjëra nëpër rrugët e Napolit, Milanit dhe Parisit, edhe më serioze ndoshta.”
“Nuk ia kam përmendur nënën, pasi unë kam humbur atë në moshën 15 vjeçare. S’do të bëja diçka të tilla.”
“Ia kam përmendur motrën. Nuk kisha ide se cila mund të ishte më e mirë apo më e keqe, por tash e dimë”, ka shkruar Materazzi, transmeton Klan Kosova.



