“Mavraj deshi të luajë i lënduar”
Në një deklaratë për mediat, tekniku italian theksoi se Mavraj për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë i gatshëm kundër Italisë dhe miqësores ndaj Bosnje e Hercegovinës.
“Mavraj nuk është ftuar, sepse nuk është gati. Ai dëshiron të luajë, por mjekët kanë konfirmuar që ai nuk është gati. Duhet të bëjmë pa të… Sa i përket zëvendësuesve të lojtarëve që mungojnë, do të shohim si do të jetë gjendja e lojtarëve, pasi duhet të flas njëherë me ta”, ka thënë trajneri italian.



