Mavraj duhet të ketë kujdes nga Kukeli

Mavraj duhet të ketë kujdes nga Kukeli

Qendërmbrojtësit Berat Gjimshiti e Mërgim Mavraj nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Gianni de Biasi për ndeshjen që zhvillohet të premten mbrëma në Palermo. Gjimshiti është i suspenduar, kurse Mavraj i lënduar.

Dhe, vetëm me Arlind Ajetin në qendër të mbrojtjes, De Biasit i duhet “të shpikë” një qendërmbrojtës. Kukeli është i gatshëm të marrë këtë rol, ndonëse roli i tij natyral është në mesfushë, përcjell Koha.net.

Kukeli në të shkuarën është aktivizuar herë-herë në mbrojtje, atëherë kur nga ekipi është përjashtuar me të kuq ndonjëri nga qendërmbrojtës.

Shpërndaje në: