Mavraj: Nder i madh të luaj për Kombëtaren, idhulli im është profeti Muhamed

Mavraj: Nder i madh të luaj për Kombëtaren, idhulli im është profeti Muhamed

Mërgim Mavraj është njëri nga mbrojtësit më të mirë që ka Kombëtarja e Shqipërisë.

Djaloshi nga Istogu ka qenë pika kryesore në defensivë tek trajneri Gianni De Biasi por po vazhdon njëjtë edhe me Christian Panuccin.

Mbrojtësi shtatlartë ishte titullar për Shqipërinë edhe në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë.

Pas rikthimit në Gjermani, ai ka folur për gazetën ‘Sport Bild’, ku ka deklaruar se nderi i tij më i madh është që luan për Kombëtaren shqiptare.

“Në këndvështrimin sportiv, nderi më i madh për mua është që luaj për Kombëtaren e Shqipërisë”, ka deklaruar Mavraj.

 

Shpërndaje në: