Mavraj tregon pse u transferua te Hamburgu

Mavraj tregon pse u transferua te Hamburgu

Mbrojtësi shqiptar ka dhënë një intervistë mjaft interesante për mediat arsyet përse zgjodhi Hamburgun me fjalët.

“Për shumë njerëz ky ndryshime ishte një surprizë , por situata me kontratën në skadencë te Këlni dhe interesi i madh që shprehën trajneri dhe drejtuesit e Hamburgut ndikuan që të bëj këtë hap. U ndieva i vlerësuar kur dëgjova për interesimin e Hamburgt dhe pata biseda mjaft interesante me trajnerin Markus Gisdol dhe drejtorin sportiv Dietmar Beiersdofer.

Për mua ana njerëzore është shumë e rëndësishme pasi dua të mbahem mend jo vetëm si një lojtar i mirë, por edhe si një njeri i mirë. Është ndjesi e këndshme të ndiesh këtë besim, dhe Hamburgu është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm. Për shumë lojtarë është një ëndërr të luash në këtë klub”.

Mavraj shpreson ta ndihmojë skuadrën në objektivin për të mbetur në elitën e futbollit gjerman.

Shpërndaje në: