Max Allegri i pashpresë: Gjasat për kualifikim janë zero!

Max Allegri i pashpresë: Gjasat për kualifikim janë zero!

Massimiliano Allegri ka folur para ndeshjes së dytë çerek-finale me Juventusin

Trajneri i Juventusit pret që djelmoshat e tij të tregojnë karakter në këtë takim pavarësisht se në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultat 3:0, transmeton Periskopi.

“Detyra jonë është të harrojmë humbjen 3-0, një rezultat në Torino që nuk pasqyron aspak atë që ne dhamë në fushën e lojës,” ka thënë tekniku italian.

“E dimë që shpresat për përmbysje janë pak, thuajse zero, por në futboll asgjë nuk është e pamundur, edhe pse përballë e dimë që kemi Realin.

“Prandaj, objektivi ynë është që ta interpretojmë këtë 90-minutësh si të ishte një finale dhe të bëjmë të pamundurën për të dalë me një rezultat pozitiv. Gjatë ndeshjes nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: