Maxi Lopez trondit Icardin: Wanda më telefonon ende

Maxi Lopez trondit Icardin: Wanda më telefonon ende

Nuk ndalet kurrë stuhia përreth Icardit dhe bashkëshortes e menaxheres së tij Wanda Nara, por kësaj here nuk është çështje afati kalimtar apo rinovimi me Inter. Ai që aktivizon një tymnajë të re është ish-burri i bukuroshes Wanda, Maxi Lopez, që nëpërmjet një interviste të gjatë për “Ole”, ka folur mbi marrëdhënien e komplikuar që ka me ish-bashkëshorten.

“Fotot teksa flas me ish-kunatën time Zaira Nara? Nuk e kuptoj pse ato foto kanë përfunduar në rrjet. Doja ta kaloja festën e vitit të ri me fëmijët, por ajo kundërshtoi. Mu desh të luftoja për një orë që të shihja fëmijët. Një situatë absurde. Nuk e di se çfarë ka në kokë dhe  cili është objektivi i saj në këtë situatë, por nuk di se çfarë kërkon në përgjithësi. Por gjërat nuk shkojnë mirë”, tregoi Maxi Lopez..

“Unë përshtatem me gjëra të tjera, ndërsa ajo nuk përmbush rolin e mamasë. Unë tentoj të evitoj polemikat për të mos çorientuar fëmijët. Wanda më telefonon kur burri i saj është në grumbullim me ekipin, nuk e di, nuk dua të futem në këtë lojë sepse është e gabuar. Është një person që u martua sërish, pati fëmijë të tjerë. Unë dua të ruaj marrëdhënien time me fëmijët e mi, asgjë më shumë. Më telefonon në ditë përcaktuese. Unë nuk bie më pre e lojës së saj”, u shpreh ish-bashkëshorti i Wanda Narës.

Maxi Lopez e mbyll duke folur për përballjen në fushë me Icardin, në atë ndeshje mes Inter-Torino të vitit 2016, dhe me atë çfarë i tha Mauros: “Gjëra që thuhen në fushë. Ka situata, mesazhe dhe pak fjalë. Në atë periudhë e kam përballur vetëm në fushë. Por nëse do t’ju tregoja atë që i kam thënë, përfaqësuesja e tij nuk do të më lejonte të flas me fëmijët e mi për dy vjet”, deklaroi Maxi Lopez.

Shpërndaje në: